Për shkak të problemeve shëndetësore, asaj i duhet të...

Për shkak të problemeve shëndetësore, asaj i duhet të…

Këngëtarja e mirënjohur, Rita Ora nuk do të mund të performojë në eventin e radhës të Amazon. Kjo për shkak të problemeve shëndetësore me të cilat po ballafaqohet këngëtarja.

Lajmin e bëri të ditur përmes një storie në Instagram.

“Jam shumë e mërzitur që duhet t’ju tregojë se sot kur u zgjova nuk isha mirë dhe mjekët më urdhëruan që të humbasë ngjarjen e sotme në Amazon – mezi po prisja t’ju shihja! Është një vendim që më është marrë nga duart dhe më vjen shumë keq që nuk jam aty. Asgjë nuk më bën më të lumtur sesa të performoj dhe të shoh fansat e mi të mrekullueshëm dhe të mos jem në gjendje ta bëj këtë, është e tmerrshme. Jeni e gjithë bota për mua. Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për përkrahjen. Me dashuri, Rita”, ishte shkrimi i saj.

Ditë më parë artistja njoftoi se është në përgatitje të projektit të ri. Se çfarë po përgatit artisja me nam botëror mbetet të shihet./21Media