Rita me të dashurin për pushime në Itali, paparacët kapin disa foto intime të çiftit

Rita me të dashurin për pushime në Itali, paparacët kapin disa foto intime të çiftit

Ylli i muzikës ndërkombëtare, Rita Ora ditëve të fundit ishte mjaft e përfolur në mediat rozë. Ajo dhe i dashuri i saj, Andrew Watt gjatë ditëve të fundit ishin duke shijuar pushimet romantike në Itali, derisa u fotografuan në momente intime.

Derisa u publikuan imazhet e çiftit ku shiheshin duke u puthur dhe përkëdhelur në bregdet, mediat ndërkombëtare kanë publikuar fotografi të reja nga pushimet e këngëtares me të dashurin.

27-vjeçarja shihet në momente intime me të dashurin dhe topless.

Këngëtarja shqiptare shijon pushimet pas dy koncerteve që ka pasur: në Tiranë ku ndezi atmosferën me performancën e saj dhe më pas në Verona të Italisë.

Ndryshe, Rita të mërkurën, ka lansuar edhe klipin e këngës  “Girls” , të cilën e solli në bashkëpunim me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX./21Media

Rita Ora shijon pushime romantike me të dashurin në Itali