26 vjecarja ka vendosur që përsëri të vije me një tjetër hit

26 vjecarja ka vendosur që përsëri të vije me një tjetër hit

​Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora ka bërë të ditur se është duke punuar me DJ e njohur britanik të muzikës elektronike Marshmello për të sjellë një projekt të ri muzikor.

Rita Ora është e njohur për bashkëpunimet e saj të mëparshme me DJ të tjerë siç ka qenë DJ Fresh dhe Sigma.

Rita ka shpërndarë një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shihet  logo e DJ Marshmello, ndërkohë që në përshkrimin e fotos ajo ka shkruajtur: “ Duke ardhur së shpejti”.

26 vjecarja si duket ka vendosur që përsëri të vije me një tjetër hit, pasi që kohëve të fundit ka qenë më shumë e angazhuar me projekte të tjera dhe nuk ka qenë shumë aktive në skenën muzikore.