"Kam lindur jo shumë larg nga këtu, në qytetin e Prishtinës"

“Kam lindur jo shumë larg nga këtu, në qytetin e Prishtinës”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora mbrëmë ka mbajtur një koncert madhështor në Zadar të Kroaci.

Pavarësisht se koncerti u ndërpre për shkak të problemeve teknike raportohet se mijëra vetë kënduan njëzëri këngët e saj.

“Unë kam qenë në shumë vende të bukura, por ky është një nga më të bukurit. Kroacia është një vend i bukur me njerëz të mrekullueshëm dhe bujarë,”-tha Rita para se të ngrinte audiencën në këmbë me frazën e saj: “Kroacia bëni ca zhurmë”.

Gjithashtudhe në Kroaci Rita nuk harroi të përmend prejardhjen e saj shqiptare, me thekst të veçantë ajo foli për muzikën që bëhet në vendlindje të saj.

Rita u shpreh se ka shumë këngëtarë të mirë në Kosove dhe Shqipëri dhe se për të është nder dhe privilegj që nëpermjet muzikës së saj të përfaqësooj gjithë shqiptarinë.

Unë nuk e di se çfarë të pres, por kjo është një nga shfaqjet e mia më të mira këtë verë . Kam lindur jo shumë larg nga këtu, në qytetin e Prishtinës, një pjesë e familjes sime jeton ende atje. Ka kaq shumë këngëtarë të mirë nga vendi im, dhe kam ardhur këtu, është gjë e bukur të përfaqësosh vendin tënd”, tha Rita.

Ylli i muzikës pop performoi para një publiku të madh hitet e saj më të mëdha.

Pas koncertit në  Zadar të Kroacisë, Rita nga mediat kroate është cilësuar si njëra nga 10 këngetaret më të sukseshsme në botë. Koncerti në fjalë është pjesë e turnirit të saj botërorë “Phonix” të cilin Rita e filloi në fillim të këtij viti../ 21Media