Rita ka nisur turneun Phonix në Britani

Rita ka nisur turneun Phonix në Britani

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është në mes të turneut të saj Phoenix. Pas preznetimeve shumë të sukseshme në Azi dhe në disa prej kryeqendrave evropiane, Rita Ora ka filluar turneun e saj Phonix edhe në Britani të Madhe.

Të premten mbrëma ajo ka ndezur qytetin e Londrës! Turma që dukej se nuk kishte fund në O2 Arena të Londrës kanë pasur mundësi të shohin performancën e  jashtëzakonshme të Ritës, e cila para londinezve ka kënduar disa nga këngët e saj të njohura, si dhe këngë nga albumi i saj i fundit.

Në skenë për të përkrahur Ritën kanë dalur edhe këngëtarët e njohur Liam Payn, Qarli XCX si dhe reperi 6 Lack.

Rita para mijëra adhuruesve të saj ka performuar disa nga këngët e saj më të sukseshme si “Girls” “Anywhere” “Only Want You” “For you” si dhe këngën “ Carry On”, këngë kjo që është edhe kolona zanore e filmit “POKÉMON Detective Pikachu”

28-vjeçarja po ashtu ka mahnitur të pranishmit edhe me veshjen e saj joshëse./21Media