Rita Ora flet pas publikimit të dokumentarit

Rita Ora flet pas publikimit të dokumentarit

Është publikuar dokumentari i Soccer Aid që është realizuar për UNICEF-in, ku pjesë e tij është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, njëherësh edhe ambasadore e kësaj organizate, Rita Ora.

Pas publikimit të dokumentarit, artistja shqiptare është shprehur shumë e lumtur me këtë veprimtari.

Jam shumë krenare që jam një Ambasadore e UNICEF dhe jam pafundësisht mirënjohëse që kam mundësinë të përdor platformën time për të hedhur më shumë dritë mbi çështjen e mirëqenies së fëmijës dhe sigurinë në mbarë botën. Paratë e ngritura në  Soccer Aid do të ndihmojnë në ndryshimin e fëmijëve në mbarë botën”, ka shkruar Rita në Instagram.

 

Rita në prill vizitoi vendlindjen për të parë se si UNICEF, po financon infermieret lokale, të cilat shkojnë derë më derë, dhe ofrojnë kujdes shëndetësor dhe mbështetje për fëmijët që jetojnë në varfëri.

Nga kjo vizitë është publikuar edhe videoja në të cilën artistja shqiptare rrëfen që edhe pse lufta ka mbaruar në vitin 1999, ka ende familje që jetojnë në varfëri. Në video Rita rrëfen edhe jetesën e vështirë të Antigonës, nënë e dy fëmijëve, jeta e së cilës ndryshoi krejtësisht në moshën 12-vjeçare kur babai i vdiq nga kanceri.

“Ritual” është publikuar më 30 maj dhe është në bashkëpunim me Tieston dhe Jonas Blue. Kënga deri më tani numëron mbi tre milionë klikime në kanalin Youtube./21Media