Rita e bashkëndjen dhimbjen me shqiptarët

Rita e bashkëndjen dhimbjen me shqiptarët

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora sot feston ditëlindjen e 29-të, shkruan rtv21.tv

Për këtë ditëlindje ajo nga të gjithë ka kërkuar që t’i dalin në ndihmë Shqipërisë pas fatkeqësisë natyrore që u godit sot. Rita ka thënë se në Shqipëri ka familjarë e miq.

“Ky është një lajm i tmerrshëm dhe një ditë shkatërruese për ata në Shqipëri. 16 kanë vdekur deri më tani dhe mbi 600 të plagosur. Unë kam familje dhe miq në Shqipëri, kështu që për ditëlindjen time u bëj thirrje të gjithëve që të ndihmoni. Të gjitha lutjet e mia janë për ju Shqipëri”, ka shkruar Rita Ora.

Ky nuk është reagimi i parë i Ritës në lidhje me tërmetin e sotëm në Shqipëri. Rita para disa orëve ka shprehur keqardhje për Shqipërinë duke shkruar se zemra e saj është tek të gjithë ata që janë prekur nga tërmeti.

Në lidhje me fatkeqësinë natyrore që e goditit Shqipërinë, ka pasur reagime të shumta nga artistë të njohur shqiptar. Në mesin e tyre është edhe Genc Prelvukaj, i cili shtëpinë e tij në Martinaj të Plavës në Mal të Zi e ka ofruar  për familjet që janë prekur nga ky tërmet. /21Media