Para pak ditësh performoi edhe në sfilatën e "Victoria's Secret"

Para pak ditësh performoi edhe në sfilatën e “Victoria’s Secret”

Ylli i muzikës, Rita Ora performoi në skenën e E!People’s Choice Award 2018, që u mbajt në Barker Hangar in Santa Monica, Kalifornia.

E veshur me komplete të kuqe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ajo performoi këngën e saj të re “Let You Love Me” që është pjesë e albumit të saj “Phoenix”, transmeton rtv21.tv

Këngëtarja e hitit “Let You Love Me”, në tapetin e kuq u shfaq me një fustan të gjatë, mes ngjyrës së kaltër dhe violetë, i hapur te këmbët, që e kombinoi me një parë çizme me detaje të njejta.

Pas performancës së saj në E!People’s Choice Awards, Rita në llogarinë e saj në Instagram falënderoi E!People’s Choice Awards për ftesën që i bënë. “Kalova kohën më të mirë ndonjëherë”, shkroi ajo.

Në mesin e të pranishmëve, përveç Rita Orës e Victoria Beckham ishin edhe Chrissy Teigen, Kim Kardashian, Shay Mitchell, Camila Mendes, John Legend, Tyga, Harry Shum Jr., e shumë të tjerë, shkruan rtv21.tv

Para pak ditësh, Ora performoi edhe në sfilatën e “Victoria’s Secret” dhe për të ishte hera e parë që performoi në sfilatat e këtij brendi, që gjithmonë ka qenë ëndërr e saj./21Media