Një pjesë nga kjo performancë e Rita Orës

Një pjesë nga kjo performancë e Rita Orës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, të shtunën mbrëma ka performuar para adhuruesëve të saj në Kroaci.

Kroatët përveç që shijuan performancën e  mrekullueshme të Rita Orës, ata iu gëzuan edhe fitores së kombëtares kroate në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” të cilët kaluan në gjysmëfinale.

Në koncertin e Ritës nuk kanë munguar edhe fansat shqiptarë.

Në një video të publikuar nga performanca e saj, këngëtarja shqiptare shihet duke vallëzuar në skenë, teksa ka mbajtur në krah flamurin e Kosovës dhe atë të Kroacisë.

Ndryshe, në disa fotografi që Rita ka publikuar në rrjetin social Instagram, shihet  flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës në rendin e parë të adhuruesëve të saj në publik./21Media

Në Kroaci valëvitej flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, Rita Ora publikon foto