Koncert për Avicii-n në Stokholm

Koncert për Avicii-n në Stokholm

Rita Ora njihej si një prej mikeve më të mira të DJ të njohur, Avicii. Ky i fundit u nda nga jeta më 20 prill të vitit 2018, pasi kreu vetëvrasje si shkas i problemeve të shumta me shëndetin mental, ngarkesës dhe stresit. Familja e të ndjerit ka organizuar koncert me qëllim ndërgjegjësimin për shëndetin mendor.

Rita ka publikuar disa video dhe fotografi duke performuar hitin e tyre të përbashkët, “Lonely together” ndërsa e emocionuar ka falënderuar familjen e Aviciit.

Dua të falënderoj familjen e Avicci për organizimin, për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor veçanërisht brenda industrisë së muzikës. Shpesh suksesi mund të shihet si një përfaqësim që dikush po bën mirë edhe mendërisht, megjithatë ne mund të shohim këtu se ka shumë punë për të bërë, faleminderit për të gjithë 60 mijë prej jush dhe ata që shikojnë në shtëpi dhe familjen e Tim-it”, shkroi Rita.

Tutje në paragrafin shtesë, ajo ka shkruar arsyen që babai i Aviciit ka vendosur mbi organizimin e këtij koncerti.

Ne dëshirojmë që ky koncert të ndihmojë në vendosjen e temës në rendin e ditës dhe t’i kushtojë vëmendje stigmës që rrethon sëmundjen mendore dhe vetëvrasjet. Politikat dhe mjetet janë të nevojshme për të zbuluar rreziqet dhe për të parandaluar vetëvrasjet, veçanërisht në mesin e të rinjve”, ka thënë Klas Bergling, babai i Aviciit./21Media