Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora përveç sukseseve në fushën e saj, e kemi parë edhe në reklama të shumta. Ajo vazhdon të jetë një nga fytyrat e kërkuara në tregun e reklamave, shkruan rtv21.tv

Përmes një fotografie që e ka publikuar në rrjetin social Instagram, ka treguar se po bashkëpunon me gjigantin e këpucëve “Giuseppe Zanotti”, në koleksionin e tyre të ri

“Së shpejti, GZxRita Ora – një bashkëpunim ekskluziv mes Giusseppe Zanottit dhe Rita Orës”, është përshkrimi i fotografisë.

 

View this post on Instagram

 

Coming soon, #GZxRitaOra — an exclusive new collaboration between @GiuseppeZanotti and #RitaOra

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Theksojmë se Rita është e përzgjedhur edhe nga shumë kompani tjera për të qenë imazh i tyre. Ajo ka qenë imazh i Toyota- s në vitin 2014, Roberto Cavalli- t në sezonin Vjeshtë – Dimër 2014-2015, Rimmel në vitin 2014, Coca Cola-s. Këngëtarja ishte edhe imazhi i veshjeve sportive Adidas dhe i kompanisë italiane Tenezis, për veshje të brendshme. Pastaj ka qenë edhe imazh i “Onygoshop”./21Media