Rita tregohet e fortë

Rita tregohet e fortë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora përveç muzikës ajo së fundmi vetën ka sfiduar edhe në aktrim.

Rita është duke luajtur një nga rolet kryesore të filmit të ri “Twist” që do të publikohet së shpejti.

Lodhja dhe ndikimet e gripit sezonal duket se kanë ndikuar në shëndetin.

Këtë e ka bërë të ditur vet Rita, e cila në Instastory ka publikuar një fotografi, ku shfaqet e shtrirë duke marrë infuzion.

Rita ka shkruar se nuk do ta lejojë që gripi të ndikoj më shumë tek ajo, madje do të bëjë të pamundurën që t’i kryejë xhirimet deri para ditëlindjes së saj, më 26 nëntor.

Filmi“Twist” është një ripërpunim i romanit të famshëm “Oliver Twist” të autorit Charles Dickens. /21Media