"Let You Love Me" i sjellë suksese Ritës

“Let You Love Me” i sjellë suksese Ritës

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora është duke gëzuar suksesin e shënuar me këngën e re të publikuar.

“Let You Love Me”, radhitet numër gjashtë në top lista si dhe është kënga e 13 e artistes e cila numëron top 10 këngët më të dëgjuara në Angli.

Këngëtarja ka postuar një video në rrjetin social Instagram ku shihet duke kënduar dhe vallëzuar me hitin e saj më të ri, “Let You Love Me”. “Sapo më thanë që #LYLM është numër gjashtë në top lista si dhe më ndihmoi të shënoj histori so!!! “Let You Love Me”, zyrtarisht është kënga e 13 e cila radhitet në top 10 këngët më të dëgjuara, të mija në Angli! Nuk mund ta besoj FALEMINDERIT TË GJITHËVE. Asnjëherë nuk do ta harroj këtë ditë!”, ka shkruar këngëtarja në postim.

Kënga “Let You Love Me”  është publikuar para dy javëve dhe deri më tani ka marrë mbi 16 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media