Rita Ora me paraqitje filmike

Rita Ora me paraqitje filmike

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora bën pjesë në kastën e aktorëve të versionit modern të filmit “Twist”.

Tash e sa javë ajo mori pjesë në xhirimet e filmit të ri, ku ajo shfaqet me një stil ndryshe të flokëve dhe me pantollona të gjera, shkruan rtv21.tv.

Ajo njihet për zgjedhjet e saj të guximshme të veshjeve, këngëtarja u shfaq me disa pantallona të gjera të punëtorit portokalli dhe një kapelë ngjyrë të kaltër, ndërsa xhirimet filluan në rrugët e Londrës.

Rita në këtë film do të luajë rolin e Artful Dodger. Teksa Rita ka rolin e Artful Dodger, komediani David Walliams, 48 vjeç, do të luajë Losberne dhe Sir Michael Caine, 86 vjeç, ka marrë rolin ikonik të Fagin./21Media