Skena intime në plazh

Skena intime në plazh

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë duke shijuar një pushim romantik në Itali me të dashurin e saj, Andrew Watt gjatë ditëve të fundit.

Rita dhe i dashuri i saj, Andrew janë fotografuar në momente intime, ku shfaqen duke u puthur dhe përkëdhelur në bregdet.

27-vjeçarja dukej e relaksuar teksa shijonte rrezet e diellit në bikini shumë ngjyrëshe, syze të errëta dhe flokë të kuqe të ndezura, ndërsa mahnitë me linjat trupore.

Rita Ora po shijon këtë pushim pas dy koncerteve që ka pasur: në Tiranë ku ndezi atmosferën me performancën e saj dhe më pas në Verona të Italisë.

Ndryshe, Rita të mërkurën, ka lansuar edhe klipin e këngës  “Girls” , të cilën e solli në bashkëpunim me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX. /21Media