Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora nesër do të performojë para audiencës shqiptare.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora nesër do të performojë para audiencës shqiptare.

Koncerti do të mbahet në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë, këtë gjë e pati paralajmëruar muaj më parë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj përmes llogarisë së tij Instagram.Ndërsa thuajse çdo gjë ka përfunduar për këtë koncert të madh.

Derisa motra e Ritës, Elena ka mbërritur në Tiranë, edhe këngëtarja ka postuar një instastory që paralajmëron ardhjen e saj nesër.
“Shihemi nesër Tiranë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe kjo është hera e dytë që Rita performon në Tiranë, ajo një koncert e pati dhënë edhe në 100 vjetorin e Pavarësisë .