Bëhen bashkë dy artistet shqiptare

Bëhen bashkë dy artistet shqiptare

Dy këngëtaret e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Ava Max janë takuar mbrëmë në festivalin veror të Londrës, “Summer Time Ball”.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë artistet përmes një video të publikuar në rrjetin social, Instagram, përcjell rtv21.tv

Fillimisht kjo video është publikuar nga Rita, e më pastaj edhe nga Ava Max, e cila është shprehur që e do Ritën.

Kujtojmë që në fillim të këtij viti, Bebe Rexha ju kishte bërë thirrje publike: Avas, Duas e Ritës, për një bashkëpunim. Të gjitha këngëtaret iu janë përgjigjur pozitivisht kësaj ftese dhe mbetet të shihet se kur do të fillojnë të punojnë artistes shqiptare për këtë projekt./21Media