Nderë i madh për Ritën

Nderë i madh për Ritën

Këngëtarja shqiptare me fame botërore, Rita Ora mbrëmë ka perfomuar në një concert të organoziuar r nga fondacioni “Sentebale”, i themeluar nga Princi Harry.

Raportohet se, paratë e grumbulluara nga ky koncert do t’u dhurohen të rinjve të prekur nga HIV-i në Afrikën Jugore.

E Rita me anë të disa fotografive të publikuar në Insatgram ka treguar se është ndjerë e lumtur që është takuar me Princ Harryn.

“Ishte e mahnitshme të shihja përsëri Dukën e Sussexit dhe ishte një nder i madh për të performuar dhe për të treguar mbështetjen time për punën e mrekullueshme të Sentabale, që ndihmon të rinjtë e prekur nga HIV në Afrikën Jugore”, ka shkruar Rita ne Instagram.

Bashkë me Riten shihet se ka qenë edhe nëna e saj, Vera Ora.

“Ritual” mban titullin projekti i fundit i artistes shqiptare, që erdhi vetëm në versionin audio. Kënga është publikuar në fund të muajit maj dhe deri tani në kanalin YouTube numëron mbi 2 milionë klikime./21Media