"Mezi po pres të ngre dolli me familjen, miqtë dhe fansat e mi për këtë partneritet të ri"

“Mezi po pres të ngre dolli me familjen, miqtë dhe fansat e mi për këtë partneritet të ri”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është bërë aksionare dhe partnere kryesore kreative e “Prospero Tequila”.

Rita Ora ka bërë të ditur se me këtë partneritet ka dashur ta sfidoj veten për të marrë rol të ri.

Ajo ka theksuar se duke qenë partnere kryesore kreative dhe aksionare me Prospero Tequila i ka mundësuar të investoj kohën dhe energjinë në një sipërmarrje të re, e cila në thelbin e saj i nxjerr në pah femrat e fuqishme dhe të pavarura.

“Jam shumë e lumtur që kam punuar në këtë, një nga disa krijimet e reja, për afro gati një vit. Kisha privilegjin që të bashkëpunoja me bendet e mrekullueshme dhe çdo herë kam mësuar diçka të re rreth kësaj industrie. Me këtë partneritet kam dashur ta sfidoj veten për të marrë rol të ri. Duke qenë partnere kryesore kreative dhe aksionare me Prospero Tequila më ka mundësuar të investoj kohën dhe energjinë time në një sipërmarrje të re, e cila në thelbin e saj i nxjerr në pah femrat e fuqishme dhe të pavarura. Puna me Stellën dhe vizita në fabrikë pijesh alkoolike ishte një eksperiencë e mahnitshme dhe konfirmoi dëshirën time për të marrë këtë pozicion brenda kompanisë. Mezi po pres të ngre dolli me familjen, miqtë dhe fansat e mi për këtë partneritet të ri, dhe më në fund të pijë, pijen time! Faleminderit”, ka shkruar Rita në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Swipe up in story to read my @forbes exclusive!! ❤️❤️ I’m sooooo excited I’ve been working on this, one of my many new babies for nearly a year now!! I’ve had the privilege of collaborating with amazing brands and each time I learn something new about the business side of the industry. With this partnership I wanted push myself to take on a new role. Being Chief Creative Partner and shareholder with @prosperotequila has allowed me to invest my time and energy in a my new venture, which at its core highlights strong independent women. Working with Stella and visiting the distillery was an amazing experience and affirmed my desire to take on this position within the company. I can’t wait to toast this new partnership with my family, friends, and fans and finally drink my own draaaaank! Thank you @prosperotequila ❤️ #VivaPróspero #VivaconRita #ad

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

28 vjeçarja ka publikuar dje projektin e ri muzikor “Carry On” në bashkëpunim me Kygo. Kënga është kolonë zanore e filmit, “Pokémon: Detective Pikachu” , premieria e të cilit do të jetë më 10 maj.

Ndryshe, Rita Ora së fundmi qëndroi për disa ditë në Kosovës në kuadër të një misioni bamirës në bashkëpunim me UNICEF-in. Përveç këtij misioni, artistja shqiptare shfrytëzoi rastin të vizitonte disa familjarë si dhe varrin e gjyshit të saj, Besim Sahatçiu./21Media