"Lidhja nuk është prioriteti im kryesor"

“Lidhja nuk është prioriteti im kryesor”

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora së fundmi ka treguar se a është në lidhje.

28-vjeçarja për “The Sun” ka thënë që të jetë në një lidhje nuk është prioritet i saj kryesor njëherë, përcjell rtv21.tv

Mua më bëjnë të lidhur me çdo mashkull që më shohin. Por, që të jem e sinqertë njëherë për njëherë një lidhje nuk është prioriteti im kryesor.”, ka thënë Rita.

Këngëtarja gjithashtu ka folur për raportet me këngëtarin, Liam Payne. “Po e di që njerëzit kanë thënë që jam e lidhur me të, ai është njëri ndër njerëzit më të mirë që kam takuar, por jo ne jemi bërë vetëm miq të ngushtë”, ka thënë Ora.

“Carry On” është projekti i fundit muzikor i artistes që është në bashkëpunim me Kygon dhe kënga është kolonë zanore e filmit, “Pokemon: Detective Pikachu”./21Media