Ora: Ty të dëgjoj vetëm kur dëshiroj të disponohem

Ora: Ty të dëgjoj vetëm kur dëshiroj të disponohem

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Beyonce sot feston ditëlindjen e saj të 37-të, transmeton rtv21.tv.

Për ditëlindjen e saj e uruan shumë personazhe publike e njëra ndër ta ishte edhe këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Ora përmes një video të postuar në rrjetin social instagram, shihet duke pozuar para aparatit fotografik gjera në sfond dëgjohet njëra nga këngët e Beyonces.

Këngëtarja mbi video ka lënë mbishkrimin “Urime ditëlindja mbretëreshë! Ty të dëgjoj vetëm kur dëshiroj të disponohem!”, teksa shihet duke vallëzuar më këngën.

Beyonce gëzon respektin e të gjithë fytyrave publike dhe pothuajse të gjithë e thërrasin edhe si mbretëreshë./21Media