Rita në Kosovë ishte shoqëruar nga prindërit e saj

Rita në Kosovë ishte shoqëruar nga prindërit e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora javën që lamë pas vizitoi shtetin e Kosovës në kuadër të një misioni bamirës në bashkëpunim me UNICEF-in.

Përveç këtij misioni, artistja shqiptare shfrytëzoi rastin të vizitonte disa familjarë si dhe varrin e gjyshit të saj, Besim Sahatçiu, përcjellë rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur babai i këngëtares shqiptare, përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social, Instagram.

11 prill, vizita bamirëse e Unicef-it /Prishtinë Kosove, si dhe vizita e familjarëve dhe miqve të afërm“, ka shkruar Besnik Sahatçiu në mbishkrimin e imazheve.

 

View this post on Instagram

 

08-11 April Unicef charity visit /Prishtinë Kosove, And home visit of close relatives & friends. 😎😎😎

A post shared by Besnik Sahatciu Ora (@oranick) on

Artistja shqiptare përgjatë fjalimit në kuadër të misionit bamirës, ishte shprehur e lumtur dhe krenare që është nga Kosova.

Rita në Prishtinë :*

Rita në Prishtinë :*

Gepostet von RTV21 am Mittwoch, 10. April 2019

Krahas kësaj vizite, Rita Ora është duke e mbajtur turneun e saj botëror muzikor në kuadër të promovimit të albumit të ri, “Phoenix”.

“Only Want You” është projekti i fundit muzikor i artistes në bashkëpunim me reperin e njohur, 6lack që është shoqëruar me videoklip dhe që deri më tani numëron mbi shtatë milionë klikime në kanalin Youtube./21Media