Të premten kënga e re nga Rita

Të premten kënga e re nga Rita

Këngëtarja shqiptare me famë botërore,  Rita Ora ka konfirmuar bashkëpunimin me Dj Tiesto dhe Jonas Blue.

Kënga titullohet “Ritual” dhe pritet të publikohet të premten më 31 maj, shkruan rtv21.tv

Me anë të disa fotografive të publikuar në Instagram, Rita ka zbuluar disa pjesë të klipit të këngës së re.

Shumë e egër, shumë e lirë…Ritual me Tiesto, Jonas Blue të premten!”, ka shkruar Rita në Instagram.

 “Carry On” është projekti i fundit muzikor i artistes që është në bashkëpunim me Kygon dhe kënga është kolonë zanore e filmit, “Pokemon: Detective Pikachu”./21Media