Rita nuk do të ndalet vetëm me një shtëpi

Rita nuk do të ndalet vetëm me një shtëpi

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale ka treguar se ajo ka përzgjedhur një familje të prekur nga tërmeti për t’ia ndërtuar shtëpinë.

Përzgjedhjen e familjes Rita ka treguar se e bëri me ndihmen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajn.

“Urime Dita e Flamurit Shqipëri. Kam kaluar ditëlindjen time dhe ditët e fundit duke menduar se cila është gjëja e duhur që duhet ta bëj. Së bashku me Erion Veliajn, kemi vendosur të zgjedhim një familje që t’ia sponsorizojmë rindërtimin e shtëpisë e cila i është shkatërruar gjatë tërmeteve në Shqipëri”, ka shkruar Rita në Instagram.

Rita ka treguar se cilën familje ka zgjedhur dhe ajo ka pohuar se kjo nuk do të jetë familja e vetme që ajo do t’i dalë në ndihmë.

“Familjen e parë që kam zgjedhur është familja Shala dhe do të ndjekim progresin e kësaj iniciative dhe do të ndihmojmë edhe familjet tjera që kanë të njëjtën nevojë”, ka shkruar Rita në Instagram.

Ylli i muzikës gjithashtu ka  bërë lutje për ata që kanë mundësi që të zgjedhin nga një familje dhe t’i ndihmojnë ose t’ua rindërtojnë shtëpitë e shkatërruar gjatë tërmetit.

 

View this post on Instagram

 

Happy Flag Day #Albania!!! I have been spending my birthday and the last couple of days thinking about what the right thing to do is. Along with @erionveliaj, we have decided to choose a family to sponsor to rebuild their home during the devastation of the earthquakes in Albania. Erion is a true leader and I truly respect his guidance to lead by example. I suggest that who ever can, please find a family or charity or way to help rebuild the homes of the victims of this disaster. The first family that i have chosen is the Sala family, and we will be following the progress of this and so many more families who need the same help ❤️ please click this link in my biog to do the same ❤️ all of my love and prayers to anyone who has been effected. All my love, Rita 🇦🇱

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Rreth orës 04:00 të mëngjesit e së martës Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia.

Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 46 persona në Shqipëri nga ky tërmet. Në Shqipëri toka është lëkundur përsëri sot në ora 15:46. Lekundjet kanë qenë më të fortat që pas dy tërmeteve të forta të ditës së martë. Konfirmohet se ai ishte me magnitudë 5.6 ballë dhe epiqender në detin Adriatik, 42 km larg nga Tirana. /21Media