Rita pranoi befasinë më të bukur

Rita pranoi befasinë më të bukur

Njerëzit befasohen në mënyra të ndryshme nga të dashurit e tyre, një befasi të këndëshme e pranoi sot këngëtarja e njohur me famë botërore, Rita Ora. Teksa ajo po bëhej gati për xhirime, babai i saj i shkoi surprizë në vendin ku ku Rita ishte duke qëndruar.
29 vjeçarja këtë befasi e ndau me fansat e saj përmes një videos së publikuar në Instagram, madje Rita e konsideron vetën si vajzën më me fat.
“Babai im më befasoi mua. Jam vajza më me fat ndonjëherë”, ka shkruar Rita mbi videon e publikuar në Instastory.

Viti që e lamë pas për Riten ka qenë mjaft i suksesshme, me shumë këngë që u pëlqyen nga publiku, çmime  e natyrisht edhe me paraqitje spektakolare në turneun e saj të koncerteve. Gjithashtu këtë vit Rita sfidoi vetën edhe në aktrim ku do ta ketë një rol në filmin “Twist”. /21Media