Artistja publikon disa çaste me McGregor

Artistja publikon disa çaste me McGregor

Ka vetëm një muaj që ka lansuar këngën “Anywhere” dhe kaq i ka mjaftuar artistes shqiptar, Rita Ora, që të korr një sukses të padiskutueshëm.

Përveç projekteve muzikore Rita është shumë e përfolur edhe për jetën private dhe lidhjet e saj të dashurisë, shkruan rtv21.tv

Natën e kaluar ajo ka qenë prezente në “Fashion Awards” në shoqërinë e boksierit Conor McGregor.

Rita ka ndarë në Instagram dy fotografi me McGregor në të cilat shihet shumë e afërt me të. “Takimi i natës”, ka shkruar Rita në anglisht sipër fotografisë duke i shtuar edhe një zemër./21Media


Date night 🖤 @thenotoriousmma

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on