Rita dorë për dore me aktorin e njohur!

Rita dorë për dore me aktorin e njohur!

Ata janë duke xhiruar filmin modern “Twist”. Rita në këtë film do të luajë rolin e Artful Dodger, respektivisht rolin kryesor. Rita Ora dhe aktori i njohur, Rafferty Law i dhanë pak pushim vetes nga xhirimet, mbrëmjen e së hënës u panë dorë për dore, pasi u larguan nga “British Fashion Awards”.

29-vjeçarja kishte veshur një kostum të bardhë për festë në pubin Harry, pas ceremonisë e cila u mbajt në sallën Royal Albert, transmeton rtv21.tv

Ndërsa në event ishte veshur bardhë e zi, me një fustan që ia theksonte linjat trupore. Fustani i saj është nga 16Arlington dhe ishte modifikuar me porosi për yllin e pop-it. Ky fustan është nga koleksioni Pranverë/Verë 2020 e kësaj marke, megjithatë është realizuar në mënyrë të veçantë për të.

Në filmin e ri, artistja shfaqet tërësisht ndryshe, me një stil tjetër të flokëve dhe me pantollona të gjera. Ajo njihet për zgjedhjet e saj të guximshme të veshjeve, këngëtarja u shfaq me disa pantallona të gjera të punëtorit portokalli dhe një kapelë ngjyrë të kaltër, ndërsa xhirimet u realizuan në rrugët e Londrës./21Media