"Damn..."

“Damn…”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, tash e sa ditë po shijon pushimet në Ibiza të Spanjës. Nga ky vend përrallor nuk po mungojnë as fotografitë e shumta, të cilat po i ndan me miliona ndjekës të saj në Instagram.

Së fundi publikoi një fotografi me bikini, ku shfaq linjat perfekte trupore. E kësaj fotografie nuk i rezistoi as Bebe, e cila ia shkroi një koment.

“Damn…”, shkroi Bebe, transmeton rtv21.tv 

Ndryshe, Rita Ora me 15 korrik ka publikuar këngën e re “New Look”,  të shoqëruar me një videoklip të xhiruar në Dubai. Ky projekt muzikor deri tani ka arritur mbi gjashtë milionë klikime në Youtube.

Ndërsa projekti i fundit i Bebes është “Harder”, që e ka sjellë në bashkëpunim me Jax Jones. Ky projekt numëron mbi gjashtë milionë klikime./21Media