Rita kthehet në muzikë

Rita kthehet në muzikë

Kanë kaluar dy vite që nga publikimi i këngës “Body on Me” në bashkëpunim me Chirs Brown ndërsa tani Rita Ora rikthehet me një këngë të re.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka publikuar këngën e re të titulluar  “Your Song” e cila është shkruar në bashkëpunim me Ed Sheeran.

Kjo këngë menjëherë pas publikimit ka marrë një promovim të madh në rrjetet sociale ndërsa është edhe në opsionin filter si e para.

Një tekst i kapshëm lehtë për një çift të dashuruar të cilët janë të gatshëm t`i shfaqin dashurinë njeri tjetrit në çdo moment si dhe vija melodike tejet e veçantë janë faktorët të cilët i garantojnë sukses kësaj kënge.

Dëgjoni më poshtë versionin me tekst të publikuar në Youtube./21Media