Rita mahnitë të gjithë adhuruesit e modës

Rita mahnitë të gjithë adhuruesit e modës

Rita Ora ka shkëlqyer në sfilatën e markës së famshme Miu Miu, në Javën e Modës në Paris.

Këngëtarja shqiptare dukej e bujshme në një xhaketë ushtarake të gjatë, e cila kishte zbukurime xhevahiresh nëpër xhepa, ndërsa defilonte në sfilatën e markës “Miu Miu”.

Rita 29 vjeçe kishte vënë një grim të errët në sytë e saj, duke marrë pamjen e një “maceje”, teksa në buzë kishte shkëlqim të lehtë.

Kujtojmë se këngët më të njohura të Ritës janë “Your Song”, “Anywhere”, “Shine Ya Light”, e shumë të tjera./21Media