Rita pjesë e "Twist"

Rita pjesë e “Twist”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora bën pjesë në kastën e aktorëve të versionit modern të filmit “Twist”. Tash e sa javë ajo mori pjesë në xhirimet e filmit të ri, ku ajo shfaqet me një stil ndryshe të flokëve.

Ndërkaq sot ajo publikoi një fotografi ku shihet përkrah aktorëve të mëdhenj, për të cilët tha disa fjalë.

“Shumë e nderuar që jam pjesë e “Twist” dhe kësaj kaste të mrekullueshme. Është e papërshkrueshme që po punoj me këta njerëz të mrekullueshëm dhe me këtë ekip çdo ditë, mezi po pres ta shihni në vitin 2020″, shkroi ajo, transmeton rtv21.tv

Rita në këtë film do të luajë rolin e Artful Dodger. Teksa Rita ka rolin e Artful Dodger, komediani David Walliams, 48 vjeç, do të luajë Losberne dhe Sir Michael Caine, 86 vjeç, ka marrë rolin ikonik të Fagin./21Media