Rita tregon numrin e njerëzve të pranishëm në koncertin e mbrëmshëm

Rita tregon numrin e njerëzve të pranishëm në koncertin e mbrëmshëm

Një koncert i përmasave botërore, kështu mund të quhet koncerti për nder të Pavarësisë i cili u mbajt mbrëmë në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë.

Madhështia e kësaj ngjarje ishin vet artistët që performuan reperi i njohur, Ledri Vula dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, shkruan rtv21.tv

Rreth 300 mijë njerëz kishin dalë për t’i parë ata, të gjitha sheshet ishin të bllokuara, Prishtina u ndez mbrëmë.

Rita pas performancës së saj briliante u nis drejt vendit ku jeton, Britani.

Por në fund të gjithë këtij koncerti, bukuroshja pati një mesazh që gjalli emocion aq sa edhe Vallja e Rugovës të cilën e luajti në skenë.

“Hej vetëm sa më thanë se rreth 300,000 njerëz dolën të më shohin sonte. Gezuar Ditën e Pavaresisë. Nuk do të doja të isha askund tjetër në botë. E filluam këtë së bashku, nuk do të isha këtu pa ju. Një falënderim i veçantë për ekipin tim @elenaora @amantinatolaj @lonismithhh @kyledevolle @taëbox @ lisalaudat1 @theuringgroup Adrian Luan dhe të gjithë Ekipit Qeveritar. Gati 10 vjet në lojë dhe këtë ndjenjë nuk e pata kurrë. Jam mirënjohës. Jam krenare. Jam shqiptaree…” ka shkruar ndër tjerash Rita në Instagram, ku pa postuar disa fotografi nga koncerti./21Media