Rita ka falënderuar fansat

Rita ka falënderuar fansat

Këngëtarja kosovare e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora së fundmi ka filluar turneun e saj Phonix edhe në Britani të Madhe.

Të premten mbrëma ajo ka ndezur qytetin e Londrës, ku ka pasur një performancë të jashtëzakonshme. Para një numri të madh të njerëzve Rita ka kënduar disa nga këngët e saj të njohura, si dhe këngë nga albumi i saj i fundit.

E pak më parë, këngëtarja kosovare përmes një postimi në instagram për 14 milionë e 800 mijë ndjekësit e saj ka falënderuar fansat e saj për përkrahjen e vazhdueshme ndër vite.

Rita në shkrimin e publikuar, krahas videos ka shkruar se të jesh nga Kosova është e vështirë që ëndrrat të bëhen realitet.

“Durimi është një prej gjërave më të rëndësishme që mund të kesh. Miqtë e mi thonë që unë kam shumë për të thënë, prandaj duhet të mbyllë gojën dhe të këndoj. Për herë të parë në jetën time, jam pa fjalë. Të jesh nga vendi nga i cili unë vij, nga Kosova, është e vështirë që ëndrrat të bëhen realitet, por fakti që jam këtu më bën të besoj që ëndrrat e mia janë bërë realitet dhe nuk do ta harroj këtë për asnjë sekond, do të punoj fort. Atë çfarë thashë mbrëmjen e kaluar e kisha seriozisht. Fansave të mi dua ti them faleminderit që keni qenë krah meje gjatë gjithë këtyre viteve, me ulje ngritjet, me vështirësitë dhe me trofetë. Ju dua”, ka shkruar Rita krahas videos.

Rita para mijëra adhuruesve të saj në Londër ka performuar disa nga këngët e saj më të sukseshme si “Girls” “Anywhere” “Only Want You” “For you” si dhe këngën “ Carry On”, këngë kjo që është edhe kolona zanore e filmit “POKÉMON Detective Pikachu”. 28-vjeçarja po ashtu ka mahnitur të pranishmit edhe me veshjen joshëse./21Media