Rita përkrah familjet e prekura nga uragani

Rita përkrah familjet e prekura nga uragani

Këngëtarja kosovare Rita Ora, e njohur për nismat e bamirësisë, nuk ka zhgënjyer edhe kësaj radhe.

Ajo ka shpërndarë ndihma për të prekurit nga uragani në Houston të SHBA-së.

E veshur me një palë rroba të thjeshta, Rita nuk hezitonte të transportonte pakot ushqimore për nevojtarët që ndodheshin aty.

Ndryshe nga ç ’mund të mjaftohej vetëm me dhurimin e fondeve, Rita ka preferuar që të jetë e pranishme edhe gjatë shpërndarjeve që janë bërë për familjet në nevojë.

Rikujtojmë që qyteti i Houston-it po përballet me vërshime të mëdha, që tashmë kanë përfshirë disa pjesë të qytetit, duke shkaktuar mbylljen shumë autostradave, shkollave dhe aeroporteve./21Media