Rita është ndarë nga i dashuri

Rita është ndarë nga i dashuri

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ishte e ftuar në mbrëmë në “The Jonathan Ross show” ku shpalosi shumë nga jeta private.

Ajo foli për lidhjet saj dhe në një farë mënyrë konfirmoi se aktualisht është beqare duke lënë të kuptohet se është ndarë nga i dashuri Andrew Watt me të cilin ishte në lidhje që nga viti i kaluar, ndërsa për herë të fundit bashkë me të është parë në fund gushtit të këtij viti, përcjell rtv21.tv.

Ajo komentoi lidhjen e saj me DJ e njohur Calvin Harris ku tha se me të ka kaluar kohën më të mirë dhe se ishte mashkulli i parë që ka dashuruar.

Rita tregoi edhe pak nga karakteri se si sillet kur është në lidhje, e edhe në këtë pikë ajo tregoi se vepron si shqiptare. “Unë pyes gjithçka, dyshoj gjithçka dhe akuzoj çdo gjë. Unë jam shqiptare kështu që marr flakë menjëherë, gjithçka që bëj duhet të ketë një arsye”, tha ndër tjerash ajo./21Media