Rita vallëzon me këngën “Si Bugati”

Rita vallëzon me këngën “Si Bugati”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora çdo herë pa hezitim promovon vendlindjen e saj.

Kësaj here Rita në një video të publikuar shihet duke vallëzuar me këngën “Si Bugatti” e kënduar nga Skerdi dhe Gjiko. Në video, Rita shihet nën shoqërinë e një miku të saj, shkruan rtv21.tv

Para disa dite, Rita në një intervistë për mediumin zviceran “20 min”, e pyetur edhe për shqiptaret e tjera të njohura ndërkombëtarisht, ka deklaruar se muzikën dhe vallëzimin i kanë në gjak. Gjatë kësaj interviste Rita ka shprehur dëshiren e saj për ta sjell një këngë në gjuhën shqipe.

Artistja shqiptare në muajin e kaluar ka qëndruar për disa ditë në Kosovë, në kuadër të një misioni bamirës në bashkëpunim me UNICEF-in, shkruan rtv21.tv

28 vjeçarja para disa javësh ka publikuar projektin e ri muzikor “Carry On”, në bashkëpunim me Kygo. Kënga është kolonë zanore e filmit “Pokémon: Detective Pikachu” , premiera e të cilit do të jetë më 10 maj./21Media