Rivaldo kujdeset për yllin e Barcelonës

Rivaldo kujdeset për yllin e Barcelonës

Legjenda braziliane, Rivaldo beson që Messit duhet t’i jepet kohë për t’u shëruar plotësisht nga lëndimi. Andaj ka paralajmëruar Barcelonën se të mos nxitohen për rikthimin e sulmuesit.

Kur të kthehet nga lëndimi, klubi nuk duhet të nxitohet për ta vendosur në lojë. Është 32 vjeçar dhe ka luajtur në nivelin e lartë pa pushuar, është normale ta shohësh që po ka dhembje. Klubi duhet ta lejoj të shërohet, andaj ai nuk do të ketë ndonjë lëndim sapo të rikthehet. Të jesh 32 vjeçar nuk është si të jesh 25 vjeçar, andaj duhet të jesh më i kujdesshëm. Nuk shoh ndonjë dorëheqje nga Messi, sapo të rikthehet do të luaj edhe për disa vite në nivelin e lartë”, deklaroi ai.

Messi ka luajtur vetëm 45 minuta këtë sezon, pasi po vuan nga një lëndim.

Barcelona këtë sezon pas argjentinasin është në vendin e gjashtë me 10 pikë, katër me pak se lideri Real Madrid./21Media