Neymar ende në bisedime për trasnferimin e tij në Real Madrid

Neymar ende në bisedime për trasnferimin e tij në Real Madrid

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo Vítor Barbosa Ferreira, insiston se transferimi i brazilianit, Neymar te Real Madridi nuk është tradhti.

Ylli i PSG-së u largua nga Barcelona në vitin 2017 dhe po kërkon rikthimin në Spanjë, me Barcelonën e Realin.

Nëse Zidane transferon Neymar në ekip, nuk e shoh si tradhti. Neymar u largua nga Barcelona për t’u transferuar në PSG dhe tash mund të luaj për cilin ekip që do. Unë u largova nga Barcelona për t’u transferuar në Real. Nuk është e njëjta. PSG nuk do të pranoj ndonjë ofertë me të ulët nga Barcelona për shkak të dëshirës së Neymar. Ata nuk duan të humbasin para dhe do të pranojnë ofertën më të mirë të mundshme”, deklaroi ai.

Të ju rikujtojmë se trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidan, është i gatshëm për të sakrifikuar Vinicius Jr, për të transferuar në ekip kapitenin e Brazilit, Neymar./21Media