Format trupore të Kim Kardashian kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes

Format trupore të Kim Kardashian kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes

Megjithëse është cilësuar si mbretëresha e formave perfekte trupore, ylli 36-vjeçar ka nisur të acarohet që njerëzit e krahasojnë atë me motrën e saj Khloe Kardashian, duke thënë se kjo e fundit ka trupin më të mirë në të gjithë familjen Kardashian-Jenner.

Edhe pse Kim është e lumtur për humbjen  në peshë të Khloe, nëna e dy fëmijëve po mundohet ta planifikojë diçka që mund ta lërë në hije motrën e saj.

“Kim dhe Khloe kanë një marrëdhënie konkurruese”, ka thënë një burim për “HollywoodLife”.

“Kim ka qenë gjithmonë mbretëresha e bukurisë, duke u cilësuar si motra më e famshme dhe që është lidhur me djemtë më seksi, por krahasimi që i po i bëjnë së fundmi me Khloe e ka shqetësuar atë.