Prej orës 11:00 do të bëhen homazhe

Prej orës 11:00 do të bëhen homazhe

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe në bashkëpunim me shoqatat e luftës së UÇK-së sot do të bëhet rivarrimi i dëshmorit të kombit, Xhevat Qerimi.

Fillimisht do të bëhen homazhe në Teatrin e Gjilanit prej orës 11:00.

Në ora 12:00 do të ketë akademi përkujtimore po në Teatrin e Gjilanit.

Ndërsa prej orës 12:45 do të bëhet përcjellja dhe rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan.