Dy klubet më të mëdha turke interesohen për sulmuesin e Kosovës

Dy klubet më të mëdha turke interesohen për sulmuesin e Kosovës

Sulmuesi i ekipit kombëtar të Kosovës dhe Rizesportit, Vedat Muriqi mbetet një ndër emrat më të lakuara në afatin kalimtar të verës në shtetin turk.

Për 25-vjeçarin nga Kosova ka shumë oferta, por dy klubet që këmbëngulin më shumë për të nënshkruar me të janë Fenerbahce dhe Galatasaray.

Por, mediat turke raportojnë se problemi qëndron te oferta e këtyre dy klubeve prej 3 milionë eurove, që për Rizesporin janë shumë pak.

Presidenti i Rizespor, Hasan Kartal ka deklaruar që më parë do të pranojë ta mbajë deri në fund të kontratës Muriqin sesa ta lejojë të largohet për një shifër të tillë.

Kemi dëgjuar në lajme se ka shumë oferta , por të vetmet oferta zyrtare për të janë nga Fenerbahce dhe Galatasaray.Ne nuk mund ta shesim një futbollist të tillë për 2.5 ose 3 milionë euro. Më mirë na bie që ta mbajmë edhe vitin tjetër në skuadër e më pas mund të largohet falas. Kështu mund të kontribuojë akoma për Rizesporin”, ka thënë Kartal.

Muriqi ka qenë i mahnitshëm gjatë këtij sezoni në Turqi. /21Media