Uhuru Kenyatta fitoi zgjedhjet e së martës

Uhuru Kenyatta fitoi zgjedhjet e së martës

Presidenti i Kenias Uhuru Kenyatta është rizgjedhur pas votimit të së martës, thonë zyrtarët e zgjedhjeve.

Kenyatta, i cili ishte në detyrë që nga viti 2013, mori 54.3% të votave, përpara rivalit të tij Raila Odinga, me 44.7%.
Pasi morri njoftimin, Kenyatta bëri thirrje për unitet, duke u thënë mbështetësve të opozitës: “Unë po ju drejtoj … Të gjithë jemi qytetarë të së njëjtës republikë”.

Megjithatë, dje Kenia është përfshirë  nga protestat dhe trazirat, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale. Siç raportojnë mediat, dëshmitarët kanë pohuar se gjatë protestave janë dëgjuar të shtëna dhe britma nga protestuesit, por nuk bëhet e ditur nëse ka pasur të plagosur apo viktima.