Futbollisti holandez do të largohet nga Bayern Munich në përfundim të stinorit

Futbollisti holandez do të largohet nga Bayern Munich në përfundim të stinorit

Arjen Robben nuk do ta mbyllë karrierën këtë verë dhe është i vendosur të vazhdojë të luajë, kësaj radhe përtej oqeanit.

Sulmuesi holandez pritet të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të luajtur në Major League Soccer ku ka marrë oferta të rëndësishme.

Madje raportohet se 35-vjeçari ka ende oferta nga klube të rëndësishme në Evropë por ka vendosur që të nënshkruajë kontratën e fundit me një klub në SHBA ku dhe do ta mbyllë atje karrierën si profesionist.