Publikohet “Krejt i boj” nga Roberti e Mimoza

Publikohet “Krejt i boj” nga Roberti e Mimoza

Dy emrat e njohur të skenës sonë, Robert Berisha dhe Mimoza Mustafa kanë bashkuar forcat për projektin e tyre të ri.

Dyshja sapo kanë publikuar projektin e tyre të parë, i cili titullohet “Krejt i boj”, shkruan rtv21.tv

Këtë këngë artistët e kanë shoqëruar edhe videoklip, në të cilin dyshja shfaqen shumë bukur.

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të “ProduksioniLabia” në Youtube.

Ndryshe, “Vetëm një mesazh”, titullohet projekti i fundit i Robertit, të cilin e solli në bashkëpunim me Eli Malajn.

Kurse, “Neve s’na shkon” titullohet projekti i fundit i Mimozës në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Ramdan Krasniqin Danin. /21Media