Ditë e veçantë për këngëtarin

Ditë e veçantë për këngëtarin

Këngëtari i mirënjohur, Robert Berisha sot feston 42-vjetorin e lindjes. Me këtë rast ai ka pranuar urime të shumta nga fansat, miqtë dhe familjarët e tij, shkruan rtv21.tv

Roberti pjesë e skenës muzikore është që një kohë të gjatë. Fillimisht u bë i njohur si muzikant, ku shihej vazhdimisht përkrah këngëtarit të mirënjohur, Sinan Vllasaliu, por në vitin 2016 ata i dhanë fund bashkëpunimit të tyre.

Që nga ajo kohë, ai filloi karrierën e tij si solo këngëtar. Ai tash ka ndërtuar një karrierë të suksesshme, është i angazhuar me koncerte e projekte të shumta.

Sa i përket jetës personale, Roberti në vitin 2014 është martuar me këngëtaren e njohur, Nora Istrefin, martesë kjo e cila përfundoi në gushtin e vitit 2019.  Nga martesa e tyre, çifti ka një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee.

Vitin 2019 Roberti  mori pjesë në Festivalin e 58-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar, me këngën “Ajo nuk është unë”, me të cilën arriti të kualifikohet në finale .

“Dashnores” titullohet projekti i fundit i këngëtarit të cilin e solli në fillim të muajit nëntor. /21Media