Befason Roberti

Befason Roberti

Ndarja e Robertit dhe Norës ishte ndër temat më të diskutuara në showbizin shqiptar këtë vit. Çifti i dhanë fund martesës disa vjeçare në muajin gusht dhe lajmin e bëri të ditur vetë Roberti nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale.

Tanimë duket se këngëtari i hitit “Mia”, ka lënë gjithçka pas krahëve dhe po shijon një romancë të re. Ai është fotografuar nën shoqërinë e një vajze, me të cilën nuk kursyen as përqafimet dhe puthjet, shkruan rtv21.tv

Në fotografitë e siguruara nga Review, vërehet qartë afërsia e këngëtarit me vajzën misterioze, e cila nuk i ndahet për asnjë moment këtij të fundit.

Edhe pse tanimë në krahët e tjetërkujt, Roberti vazhdon të flas për ish-bashkëshorten e tij. Në një intervistë për “Ftesë në pesë”, Roberti tregoi edhe njëherë se vazhdon të ketë shumë respekt për Norën, si dhe nuk la pa përmendur faktin që ata janë në pauzë dhe të ardhmes nuk i dihet.

Mirëpo, ajo që habiti më shumë ishte deklarata e tij teksa tregoi për këngën e re të cilën do ta publikojë këtë muaj.

Është një këngë shumë e bukur me një tekst shumë interesant. Këtu në Shqipëri ju i thoni ‘dashnore’ të dashurës, ndërsa në Kosovë e dashura është e dashur. Kur dëgjova demon e këngës pyeta po pse dashnore. Jam i ulur në një tavolinë dhe po e pi unë një gotë raki, po mendoj për dashnoren time, më ka marr malli me ja pa dy sytë e zi, kështu është teksti. Edhe është shumë “in” për ta bërë si këngë se nuk e besoj që ka shqiptar që nuk ka dashnore”, u shpreh këngëtari.

Kujtojmë se “Ajo nuk është unë”, titullohet kënga me të cilën Roberti merr pjesë në Festivalin e 58-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Roberti ka thënë se nuk ia ka dedikuar askujt dhe se është thjesht një këngë e lezetshme që i mundësoi të jetë pjesë në këtë festival./21Media