Roberti fshiu postimin e fundit

Roberti fshiu postimin e fundit

Dy këngëtarët e mirënjohur, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, i kanë dhënë fund martesës së tyre. Lajmin e ka bërë të ditur Roberti përmes një postimi në Instagram, ku ndër tjerash ka shkruar se do ta ruajnë miqësinë me Norën deri në vdekje, transmeton rtv21.tv

Ndërsa, sot Roberti e ka fshirë këtë postim nga Instagrami, e nga ana e Norës ende nuk ka ndonjë reagim.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar të dyja palët, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Në vitin 2014, Nora dhe Roberti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Kjo dasmë kishte mbledhur shumë këngëtarë dhe personazhe të njohura të showbizit, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Nora u shfaq me një fustan në formë sirene në fund me një bisht të gjatë, të dizajnuar nga Valdrin Sahiti. Nga martesa e tyre, çifti ka një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee./21Media