Interpretim live nga Roberti

Interpretim live nga Roberti

Këngëtari i mirënjohur, Robert Berisha ishte i ftuari i parë në sezonin e ri të emisionit veror “21 Gradë” në RTV21.

Përveç se ka interpretuar live dhe ka zhvilluar një bisedë interesante, Roberti i është përgjigjur edhe sfidave që i kanë bërë qytetarët.

Roberti ka imituar në emision vallëzimin e mbretit të muzikës pop, Michael Jackson.

Emisioni “21 Gradë” nga e marta në të premten do të transmetohet nga ora 21:30 deri në 23:00, ndërsa të shtunen nga ora 20:30 deri në orën 22:00.

Përveç Bleronës dhe Visarit, në bashkëmoderim si vitin e kaluar do të jenë edhe Robert Bojaj dhe Dj Mimi, ndërsa sivjet pjesë e emisionit do të jenë edhe dy moderatorët e njohur, Leart Hoxha dhe Burim Radoni./21Media