Roberti tregon veshjet e tij pas koncertit

Roberti tregon veshjet e tij pas koncertit

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha i cili është shumë i angazhuar me mbrëmje të ndryshme muzikore, ka treguar se të kënduarit ‘live’ është shumë e lodhshme.

Në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 140 mijë ndjekës, Roberti ka publikuar një video në të cilën tregon se veshjet e tij të djersitura pas përfundimit të performancës.

 “Këngëtarët e ‘playback-it’ nuk kanë të tilla probleme”, ka shkruar Roberti krahas videos.

Ndryshe, “Mjalti dashnisë” është projekti i fundit muzikor që Roberti ka publikuar në muajin korrik. Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e tij dhe deri tani numëron mbi 100 mijë klikime në Youtube./21Media