Destani në xhirimet e filmit “Comeback Trail”

Destani në xhirimet e filmit “Comeback Trail”

Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani është pjesë e filmit “The Comeback Trail” në të cilin merr pjesë edhe aktori i famshëm Robert De Niron.

Së fundmi, Blerimi e ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet bashkë me De Niron duke bërë shqiponjën dykrenare.

Këtë moment aktori shqiptar e konsideron njërin prej momenteve më të mira të karrierës së tij.

“Me Robert De Niro në xhirimet e filmit “Comeback Trail”. Një nga momentet më të mira të karrierës sime”, ka shkruar Destani.

Kujtojmë se, pjesë e këtij filmi është edhe Tommy Lee Jones. /21Media